Përzgjedhësi i kombëtares së Spanjës e ka komentuar grupin e vet në Kampionatin Evropian.
Euro 2024 nis nesër dhe mbahet në Gjermani, teksa Spanja është në grup me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë
“Është një turne pa favorite pasi 8-10 skuadra janë në gjendje ta fitojnë”, ka thënë De La Fuente.
Ai mendon se Grupi B është më i vështiri. De La Fuente kërkon kujdes nga Shqipëria, sepse sipas tij, kuqezinjtë janë skuadër e panjohur, por që dinë të ndëshkojnë.
“Është grupi më i vështiri nga të gjithë. Ne jemi këtu për të mundur të gjitha skuadrat pasi vetëm kështu mund të triumfojmë në Evropian. Duhet të kemi kujdes nga Shqipëria, pasi mund të ketë një ekip të panjohur për publikun e gjerë, por dinë si të të ndëshkojnë. Kroacia është një skuadër e fortë edhe pse brezi i saj i artë po plaket. Është një shtet i vogël, por gjithmonë paraqitet mirë dhe bën futboll të mirë. Mund ta krahasoja me Holandën”, ka theksuar trajneri spanjoll.
Spanja ndeshet me Shqipërinë në duelin e fundit të fazës së grupeve.