Komuna e Rahovecit nesër shënon Ditën e Çlirimit.
Për përvjetorin e 25-të të çlirimit, Komuna e udhëhequr prej Smajl Latifit ka zgjedhur ta nderojë ish-kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majkon.
“Nesër, në Ditën e Çlirimit të Rahovecit, me fillim në orën 11:00, ish-Kryeministri I Shqipërisë, z.Pandeli Majko, shpallet “Qytetar Nderi i Rahovecit””, thuhet në një njoftim të Komunës në Facebook.
Pandeli Majko ishte kryeministër i Shqipërisë në periudhën e luftës në Kosovë.