Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Nasim Haradinaj flet për torturat në burgjet serbe: I zhvishnin dhe i rrihnin për pikë të qejfit

Nasim Haradinaj flet për torturat në burgjet serbe: I zhvishnin dhe i rrihnin për pikë të qejfit

Ish-gjenerali i UÇK-së, Nasim Haradinaj, rrëfeu torturat që bëheshin në burgjet serbe.

Ai tha se të burgosurit “rraheshin për pikë të qejfit”.

“Nëse hyn mi shpjegu torturat, ka tortura me 10-12 vetë të zhveshur lakuriq dhe të rrahur veç për qejf”, tha Haradinaj në Pressing.

“Flas për burgun e Leskovcit”, tha Haradinaj.

“Tortura më e randë psikologjike ka qenë, të rrehshin dhe thojshin sonte të thërrasim në 12 të natës – mendo mirë çka ke me folë. Ndoshta nuk të thirrshin gjashtë ditë, por çdo herë diçka që u çelte mendojshe që ti je ka shkon…”, tha Haradinaj.

“Pas gjashtë ditësh kur të kanë marrë apet të kanë rreh”, tha ai.

Powered by WordPress