Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Hovenier: Hyrja e NATO-s në Kosovë i dha fund fushatës brutale të spastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit

Hovenier: Hyrja e NATO-s në Kosovë i dha fund fushatës brutale të spastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka qenë i pranishëm sot në shënimin e 25 vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Ambasada amerikane në Prishtinë, derisa ka publikuar një fotografi ku pjesëmarrës ishte edhe Hovenieri, citoi deklaratat e Hovernierit i cili tha se NATO ndali fushatën brutale të spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Millosheviqit.

“Sot iu bashkova zyrtarëve kosovarë dhe mysafirëve të nderuar për të shënuar 25 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, duke i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Millosheviqit”, shkruan ambasada duke cituar Hovenierin.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare për rolin e rëndësishëm që luajtën, së bashku me aleatët, për të ndalur këto tmerre dhe për të mbështetur të gjithë njerëzit e Kosovës për të realizuar të ardhmen e tyre si një shtet sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik”, përfundon citimi i Hovenierit nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

Sot ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka cilësuar si të jashtëzakonshme atë çka ka arritur Kosova 25 vjet pas çlirimit, ndërsa është shprehur krenar për partneritetin SHBA – Kosovë.

Ambasadori Hovenier ka kujtuar edhe porosinë e ish-presidentit amerikan Bill Clinton.

Powered by WordPress