Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Shqipërisë, pasi sot në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Petresh, kanë vjedhur një veturë.
Policia pasi ka identifikuar automjetin e vjedhur i ka bërë dy shtetasve me shenjë për të ndaluar, por ata nuk janë bindur, duke filluar kështu të lëviznin me shpejtësi, shkruan TCh.
Më pas ata e kanë braktisur automjetin, pasi dyshohet se gjatë ecjes u përfshi nga flakët, në fshatin Dopaj.