Kryediplomatja Donika Gërvalla sot ka uruar Ditën e Çlirimit përmes një videoje ku tha se nderon me përulje heronjtë e Kosovës për luftën e tyre për çlirimin e vendit.
“Një çerekshekulli në liri. Lirinë, e cila nuk na u dhurua, por të cilën e fituam falë sakrificës së djemve dhe vajzave, burrave dhe grave të Kosovës, falë punës vetëmohuese të gjeneratave të tëra. Ndërkohë që sot kujtojmë presidentin Rugova dhe rezistencën civile të qytetarëve, përulemi para luftës çlirimtare dhe të gjithë heronjve tanë”.
Gërvalla falënderoi edhe aleatët e Kosovës.
“Shprehim mirënjohjen tonë për miqtë, partnerët dhe aleatët tanë në NATO, të cilën na dolën në krah atëherë ikur shfarosja jonë ishte synimi kryesor i një regjimi çnjerëzor”
“Urime dhe festoni sot me të dashurit tuaj kudo që jeni”, përfundoi ajo.