Spitali i Pejës ka dhënë disa këshilla për qytetarët për ta menaxhuar tensionin e lartë të gjakut.
Sipas tyre, tensioni i i lartë i gjakut është një çështje e rëndësishme shëndetësore që prek shumë njerëz.
Ushqimi i shëndetshëm, stërvitje dhe aktivitete fizik, teknikat e relaksimit që përdorni dhe suplementet natyrore që preferoni janë disa nga mënyrat për ta menaxhuar tensionin e lartë të gjakut, sipas Spitalit të Pejës.
“Cilat janë mënyrat tuaja për të menaxhuar tensionin e lartë të gjakut? Tensioni i lartë i gjakut është një çështje e rëndësishme shëndetësore që prek shumë njerëz. Ndani me ne këshillat dhe metodat tuaja të preferuara për ta menaxhuar atë! Çfarë bëni ju për të mbajtur siç duhet tensionin e gjakut:
Ushqimi i shëndetshëm që ju ndihmon. Stërvitje dhe aktivitete fizike që praktikoni. Teknikat e relaksimit që përdorni . Suplementet natyrore që preferoni”, thuhet në njoftimin e tyre.