Ditët e çlirimit të Kosovës padyshim se janë ndër ditët më të lavdishme e më të rëndësishme për të gjithë.
Historia e thurur ndër vite e Kosovës, nga shumë njerëz që dhanë jetën e shumë të tjerë që në forma të ndryshme kanë kontribuar për këtë liri dhe pavarësi.
Pikërisht në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka zgjedhur që të shkruajë një status në Facebook vetëm “Vetëvendosje”, duke lënë të nënkuptohet se në një ditë të rëndësishme e të lavdishme si kjo, rendësi ka Vetëvendosje.
Manxhuka nuk bashkëngjiti asgjë tjetër në status, kësisoj uroi shkurt ditën e njohur si “Dita e Çlirimit”.
