Kryeministri Albin Kurti ka ndarë disa fotografi nga darka me diplomatë e ish-diplomatë, mes tyre William Walker, Bajram Begaj, e Stipe Mesiq, në prag të Ditës së Çlirimit të Kosovës.
“Një darkë me miq nga Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria dhe Kroacia – disa nga aleatët tanë më të afërt”, ka shkruar Kurti në X.
“Për mbi 25 vjet, në cilësi ambasadorësh, krerëve të shtetit, ministrave të punëve të jashtëm, dhe më së rëndësishmi, si individë të përkushtuar në avokimin kundër padrejtësisë dhe për liri, ata e kanë ndihmuar Kosovën”.
“E panevojshme të thuhet që këto lidhje vetëm janë përforcuar me kohën, dhe ata tani e gëzojnë mirënjohjen tonë më të thellë”.