Grisha Krep (12) dhe motra e tij, Vika (10) humbën për katër netë në një pyll të egër në rrethin Slobodo-Torino të Rusisë. Ekipet e shpëtimit kishin frikë se nuk do të gjendeshin kurrë.
Në kërkimin e fëmijëve, të cilët u zhdukën pas peshkimit në lumin Lipka, u përfshinë 650 pjesëtarë të policisë dhe vullnetarë të cilët “krehën” një zonë të madhe të banuar nga ujqër dhe arinj.
Drama filloi të martën e kaluar, kur vogëlushi u raportua i zhdukur. Në një kohë të shkurtër u organizua një operacion shpëtimi dhe u mbuluan 1000 kilometra pyje dhe këneta.
Pas 96 orësh, Grisha dhe Vika u gjetën “të frikësuar dhe të ngrirë”, të ngrënë nga insektet, të uritur, të dehidratuar – por të gjallë.
Ata zbuluan se hanin vezë thëllëza për të mbijetuar. Fëmijëve iu dhanë ushqim të ngrohtë dhe ujë, e më pas iu dorëzuan mjekëve, raporton The Sun.
Kur vëllai dhe motra treguan se si u mbijetuan një luzmë arinjve dhe ujqërve, shpëtimtarët mbetën pa fjalë.
Doli se kafshët e tyre shtëpiake – qentë beagle, nuk i lanë në baltë. Gjatë gjithë kohës ata i ndiqnin nëpër pyll dhe lehnin për të larguar kafshët e egra!
Besohet se të vegjlit kanë udhëtuar dhjetëra kilometra duke kërkuar një rrugëdalje nga pylli dhe janë gjetur jo shumë larg fshatit Burmakin.
Grisha dhe Vika ishin sërish në krahët e nënës së tyre, teksa gruaja e shqetësuar u thirr në spital.
“Unë besova në ju! E dija që jeni mirë”, u tha Alfija fëmijëve.
Ndryshe, fëmijët raportohet se po ktheheshin nga peshkimi dhe morën një kthesë të gabuar, pas së cilës humbën orientimin. /Telegrafi/