Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Haliti: Qëllimi i LPK-së ka qenë që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë, por nuk realizohet gjithçka

Haliti: Qëllimi i LPK-së ka qenë që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë, por nuk realizohet gjithçka

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, deklaroi se qëllimi fillestar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) ishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Megjithatë, ai theksoi se jo gjithçka mund të realizohej sipas dëshirave.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se qëllimi i organizatës të cilës i përkiste Lëvizjes popullore të Kosovës, ka qenë bashkimi me Shqipërinë.

Por, Haliti thekson se jo gjithçka mund të realizohet sipas dëshirave dhe tanimë Kosova është e lirë dhe e pavarur falë angazhimit të të gjithë spektrit legal e ilegal të asaj kohe.

“Filluar me analizën për çka kemi vepruar, normalisht që programi i organizatës të cilës i kam takuar që nga fillimi ka qenë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, me vonë është bërë bashkimi i fiseve shqiptare në Jugosllavi. Dhe kuptohet pas luftës dhe në pjesën edhe para lutës është bërë një reformim i LPK-së, në të cilën, fiset nuk janë përmend, por është bërë LKP… gjithçka nuk mund të realizohet sipas dëshirave, procesi ka ecë në formën e vet, tash Kosova është e lirë falë angazhimit edhe politik të gjithë spektrit ilegal dhe legal që kanë qenë për të ndryshuar situatën në Kosovë.

Sot falë luftës së UÇK-së, angazhimeve politike të UÇK-së dhe politikave shtetetformuese, qoftë brenda partive, të atëherë që kanë punuar me përkushtim në variantin e vet”, ka thënë Haliti në “Debat Plus”.

Themes by WordPress