Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Botohet në vazhdime libri i ri i Bardhyl Mahmutit “Krimi i gjenocidit (Aspekte teorike dhe studime rastesh)”

Botohet në vazhdime libri i ri i Bardhyl Mahmutit “Krimi i gjenocidit (Aspekte teorike dhe studime rastesh)”

Libri i ri i Bardhyl Mahmutit “Krimi i gjenocidit (Aspekte teorike dhe studime rastesh)”, do të botohet në vazhdime.

Publikimi i librit do të fillojë nga data 12 qershor 2024, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në faqen e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, www.kosovogenocide.com/libra

“Për herë të parë lexuesit shqiptarë do të kenë mundësi të informohen:

-për zhvillimet në kuadër të OKB-së dhe vështirësitë që e karakterizuan procesin e miratimit të Konventës për Gjenocid;

-për përkufizimin e drejtë të krimit të gjenocidit;

-për ndikimin negativ të përkthimit jo të saktë të përkufizimit të gjenocidit nga serbishtja në shqip;

-për gabimet e shumta terminologjike lidhur me krimin e gjenocidit;

-për ndikimin e madh negativ që mund të kenë juristë dhe historianë, anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve, në përhapjen e pasaktësive rreth krimit të gjenocidit;

-për tekstet themelore të së drejtës penale ndërkombëtare që nuk përmenden fare nga juristët shqiptarë;

-për domosdoshmërinë e harmonizimit të terminologjisë për të shmangur shfajësimin e Serbisë për zbatimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës;

-për mënyrën si duhet të trajtohen aktet gjenocidale, që të ndriçohet në aspektin shkencor gjenocidi që kemi përjetuar si shqiptarë, dhe

-për shumë aspekte të kësaj çështjeje, që janë të rëndësishme për juristë, historianë, politikanë, gazetarë dhe intelektualë të fushave të ndryshme shoqërore”, thuhet në njoftim.