Pothuajse çdo person i zhvendosur në Rafah që më parë ishte zona kryesore e deklaruar e sigurt e Gazës, tani është larguar nga zona.
Sipas përditësimit të fundit të situatës së UNRWA-së, një total prej 1.7 milion njerëz janë aktualisht të zhvendosur, me shumë familje të zhvendosura disa herë tani, shkruan Sky News.
UNRWA shtoi se më pak se 100 mijë njerëz kanë mbetur në Rafah, ndërsa çdo strehë e URNWA-së në zonë është detyruar të lirohet.