Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Tensionet e hapjes të urës së Ibrit, rezultat i manipulimeve politike”, thotë analisti serb

“Tensionet e hapjes të urës së Ibrit, rezultat i manipulimeve politike”, thotë analisti serb

Analisti dhe gazetari serb, Branislav Krstic, thotë se tensionet rreth hapjes së lumit Ibër janë rezultat i manipulimeve politike, raporton TV Arbëria.

Krstic në një prononcim për TV Arbëria është shprehur se qytetarët në të dy anët e urës do të përfitonin vetëm nga hapja e urës për trafik.

Tensionet rreth hapjes së urës janë rezultat i manipulimeve politike. Qytetarët në të dy anët e urës do të përfitonin vetëm nga hapja e urës për trafik”, tha ai.

Krstic thotë se shqetësimi i vendeve të KVINT-it dhe KFOR-it sipas tij ka të bëjë me synimin e Qeverisë së Kosovës, tutje, ai shtoi se pas hapjes së urës së Ibrit mund të organizohet paradë e forcave policore të Kosovës në të.

“Shqetësimi i vendeve të KVINT-it dhe KFOR-it lidhet me synimin e Qeverisë së Kosovës që pas hapjes së urës të organizojë paradë të forcave policore të Kosovës në urë. Një demonstrim i tillë i shtetit policor në veri do të krijonte tensione te qytetarët”, është shprehur analisti serb.

Më tej, ai ka deklaruar se zgjimi i nacionalizmit dhe intolerancës etnike do të ishte një hap tjetër i Qeverisë së Kosovës në drejtim të përshkallëimit në veri.

“Zgjimi i nacionalizmit dhe intolerancës etnike do të ishte një hap tjetër i Qeverisë së Kosovës në drejtim të përshkallëzimit në veri. Per eskalim të situatës në veri vitin e kaluar BE-ja vendosi masa ndaj Qeverisë së Kosovës”, deklaroi Krstic për TV Arbëria.

Powered by WordPress