Sot janë bërë 25 vite, që kur ka kapitulluar regjimi i Serbisë në Kosovë, raporton TV Arbëria.
Rreth kësaj dite, analisti Afrim Kasolli ka zgjedhur të komentojë rreth vizitave që janë bërë në këtë ditë.
“Mbetet të shihet, mirëpo deri më tani vetëm personalitete perëndimore nga Britania, e kanë vizituar Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit, me qëllim nderimin e kësaj date”, thote Kasolli.
“Gjatë ditës së sotme në vendin tonë qëndroi ish-kryeministri britanik, Tony Blair, i cili edhe vlerësohet si një nga personalitetet kryesore që nxitën fushatën ajrore të aleancës kundër forcave serbe në vitin 1999.
Po ashtu, në orët e vona sot ka ateruar edhe Lordi George Robertson. Sic dihet, ai gjatë luftës në Kosovë ishte Ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. Ndërkohë, ishte thene se Kosovën me kete rast do ta vizitonte edhe Bernard Kouchner, mirëpo nje vizite e tille qenka anuluar. Kurse deri me tani nuk dihet se a do te qendroje ndonje personalitet i njohur nga ish-adminstrata amerikane e kohës së luftës, apo që vinte nga ky shtet, por kishte rol kyc në NATO, sikur se gjenerali Ëesley K. Clark”, shkruan analisti.
Sipas Kasollit kjo çështje e krijuar, deri më tani është ende e paqartë.
“Është e paqartë se ky dallim i britanikëve me përfaqësuesit e shteteve tjera perëndimore a ka të bëjë me qëndrimet politike aktuale qe këto vende kanë për procesin e dialogut, tensionet në veri, masat sanksionuese dhe lëndimin e partneritetit veçanërisht ndërmjet Qeverisë se Kosovës dhe SHBA-ve. Nderkohe nuk mund të mohohet fakti se qëndrimi i Londrës zyrtare ndaj Kosoves në këtë fazë kane qene tjetër, ne raport me kryeqytetet tjera perëndimore”, përfundoi Kasolli. /TV Arbëria