Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dy perosna përfunduan në Spitalin e Pejës pasi u vetaksidentuan në Rugovë

Dy perosna përfunduan në Spitalin e Pejës pasi u vetaksidentuan në Rugovë

Dy persona kanë përfunduar në Spitalin e Pejës pasi janë vetaksidentuar me veturë.

Aksidenti ka ndodhur rrugës për në Rugovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një vetaksident ka ndodhur në Rugovë të Pejës. Si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime të lehta, ku pas trajtimit në emergjencën e Spitalit të Pejës janë liruar. Ndërkaq njësitet e policisë kanë dalë në vend të ngjarjes”, tha Gashi.