Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Dy gra në Rusi rrahin për vdekje 63-vjeçarin që refuzoi të kryejë marrëdhënie seksuale me to

Dy gra në Rusi rrahin për vdekje 63-vjeçarin që refuzoi të kryejë marrëdhënie seksuale me to

Dy gra janë arrestuar në Rusi për akuzën se kanë kryer një vrasje brutale të një burri që refuzoi të përfundojë në marrëdhënie seksuale me to, raporton media lokale.

Të dyshuarat, 29 dhe 37 vjeçare, dyshohet se kishin kaluar kohë duke pirë me një 63-vjeçar pranë një kishe në Stavropol, pranë Detit të Zi. Sipas raporteve të medias vendase, dy femrat rrahën burrin deri në vdekje, pasi ai refuzoi propozimin e tyre për seks.

Raporti i policisë, ndër të tjera, pohon se pas vrasjes, “ato tërhoqën trupin e tij në një pyll dhe e fshehën në një gropë.” Trupi u zbulua më vonë nga kalimtarët, ndërsa dy gra u arrestuan gjatë hetimit të kryer nga autoritetet për vrasjen, raporton DailyMail.