Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani mirëpret Ramën me fjalët më të bukura, Kurti as nuk e takon

Osmani mirëpret Ramën me fjalët më të bukura, Kurti as nuk e takon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot gjatë ditës ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, shkruan Arbëria TV.

Pas takimit me Ramën, presidentja Osmani përmes një postimi në Facebook ka uruar mirëseardhje edhe publikisht kryeministrit të Shqipërisë.

Ajo tha se bashkë me kryeministrin Rama po shënojnë një ndër momentet më të rëndësishme të historisë së popullit të Kosovës.

“Bashkë, për t’i shënuar momentet më të rëndësishme të historisë së popullit tonë! Mirë se erdhe Kryeministër Rama”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndërkaq, në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, as nuk e ka pasur në agjëndë takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Madje, ai edhe pasi u pyet nga gazetarët nëse do të takohet me Ramën, refuzoi të jepte ndonjë përgjigje. /Arbëria TV/