Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person në Skenderaj, pasi i njëjti nën ndikimin e alkoolit ishte prezantuar tek viktima si person zyrtar, shkruan Arbëria TV.
I dyshuari në fjalë po ashtu e kishte kontrolluar viktimën në trup dhe në xhepa të rrobave.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Skenderaj,09.06.2024-16:00. Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit viktimës mashkull kosovar i ishte prezentuar si person zyrtar dhe e kishte kontrolluar në xhepa të rrobave dhe në trup. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24-orësh të Policisë.