Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > U zgjodh eurodeputet, Fredi Beleri nga burgu: Faleminderit grekëve

U zgjodh eurodeputet, Fredi Beleri nga burgu: Faleminderit grekëve

Në Greqi, zgjedhjet për Parlamentin Europian, kryesohen nga partia në pushtet e qendrës së djathtë e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, Nea Demokracia.

Ndërsa janë numëruar rreth 90% të votave, partia në pushtet projektohet fituese me 7 vende në parlamentin europian e ndjekur nga SYRIZA me 4.

Kandidati i tretë më i votuar për NeaDemokracia, raportohet se është Fredi Beleri, i cili me këtë rezultat siguron një vend në parlamentin europian.

Nga burgu Fredi Beleri e cilësoi këtë një fitore në kushte të vështira ndaj falënderoi grekët për votat ndaj tij.

“Gjatë të gjitha muajve të aventurës sime, më jepte forcë besimi im se drita gjithmonë fiton ndaj errësirës. Dhe se forca e demokracisë mund të përmbysë çdo praktikë puçiste, mjafton që të ketë vullnet dhe besim në një qëllim më të lartë. Siç kishim ne që dhamë këtë luftë. Një luftë për demokracinë, shtetin e së drejtës, liritë dhe dinjitetin e qytetarëve”.

“Lufta u fitua në kushte të vështira, të paimagjinueshme për një vend që dëshiron të bëhet pjesë e familjes evropiane. Dhe u fitua. Falë nderit, patriotizmit dhe krenarisë së Grekëve”.

“Dua të falënderoj nga zemra të gjitha Greket dhe Grekët që më nderuan me votën e tyre. Familjen time që u bë gjatë kësaj periudhe mbështetja dhe zëri im. Miqtë në gjithë Greqinë që qëndruan pranë meje në provën më të vështirë të jetës sime. Dhe natyrisht kryeministrin Kyriakos Mitsotakis që më dha mundësinë të jem kandidat, për të cilën do t’i jem gjithmonë mirënjohës”.

“Vëllezërve të mi të helenizmit verior dua t’u them se nga sot edhe ata mund të ndihen më të fortë. Dhe çdo bashkëqytetari tonë se si eurodeputet do të punoj shumë për të qenë i dobishëm për partinë time, Demokracinë e Re dhe mbi të gjitha për atdheun tone”, deklaroi Beleri.

Themes by WordPress