Sipas Sunday Express, sulmuesi i Bournemouth, Dominic Solanke është objektiv i Arsenalit.
Ish-lojtari i Liverpool shënoi 19 gola dhe regjistroi tre asistime për Bournemouth sezonin e kaluar. Përveç “topçinjve”, zhvillimin e Solankes po e monitoron edhe Tottenham
Mikel Arteta dëshiron të nënshkruajë me një sulmues këtë verë për shkak të lëndimeve të shpeshta të Gabriel Jesus.Pavarësisht paraqitjeve të tij të forta gjatë gjithë sezonit, ai nuk gjeti një vend në skuadrën e Anglisë për Euro 2024.
Klauzola e lirimit të Solankes është 65 milionë funte, e cila mund të parandalojë një transferim të mundshëm.