Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi ,në një prononcim për GazetaBlic, tha se mazhoranca është gjithmonë e gatshme për zgjedhje dhe pohon deklaratën e kryeministrit Kurtit se Kosova është gjithmonë e gatshme për zgjedhje të reja dhe se mund të ndodhin në vjeshtë ose dimër.
“Ne vazhdimisht si mazhorancë e kemi thënë se jemi të gatshëm për zgjedhje, unë si kryetar i LVV-së për komunën e Obiliqit natyrisht e pohoj këtë deklaratë të kryeministrit Kurti që jemi të gatshëm për zgjedhje”, deklaroi ai.
Sipas Thaçit, VV bashkë me Guxo dhe Alternatinativën do të thyejnë rekord të ri me mbi 60 për qind të votave.
“LVV-ja bashkë me Listën Guxo dhe Alternativën do të korrim një sukses të ri, pra do të thyejmë një rekord të ri e që unë mendoj që do të arrijmë 60% të votave”, shtoi deputeti nga radhët e LVV-së Halil Thaçi.