Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vrasja e recepsionistit, gjykata lë në burg dy bashkëpunëtorët e Gerald Shehut

Vrasja e recepsionistit, gjykata lë në burg dy bashkëpunëtorët e Gerald Shehut

Gjykata ka lënë në burg dy punonjësit e hotelit “Greccia” Daniel Qose 33 vjeç dhe David Lart 30 vjec, të akuzuar si bashkëpunëtorë të Gerald Shehu në vrasjen e recepsionstit Erald Nevruzit pas mesnatës së në orët e para të 6 qershori 2024.

Ata akuzohen se e ndihmuan për të fshehur provat, duke eliminuar sendet personale, teshat, dhe çdo gjë tjetër që do ishte provë duke i djegur në furrën e picave.

Pak pas mesnatës Gerald Shehu e qëlloi me dy plumba pistolete recepsionistin 31-vjecar, Eraldo Novruzi në shkallët e hotelit, tërhoqi trupin zvarrë deri në katin e nëndheshëm të hotelit. Më pas ka detyruar dy punëtorët e hotelit, Daniel Qosja dhe David Larti ta ndihmojnë për ta zhveshur kufomën, mbështjellë trupin e viktimës me plastmas e çarçafë dhe transportuar në bagazhin e makinës.