Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Drejtoresha e shkollës rrëfen se si Majlinda i takoi fëmijët e saj në shkollë: Krejt stafi kemi qajtë barabartë me ta

Drejtoresha e shkollës rrëfen se si Majlinda i takoi fëmijët e saj në shkollë: Krejt stafi kemi qajtë barabartë me ta

Meqë kontakti në Qendrën për Punë Sociale ishte pothuajse i pamundur dhe nëna Majlinda Lecaj arrinte vetëm t’i shihte nga larg fëmijët e saj. Ajo ka shkuar edhe në shkollën “Shkëndija” në Hajvali, ku fëmijët vijojnë mësimin në Kosovë.

“Unë jam shku më shumë edhe në shkollë, e kam pa djalin e madh. Se djalin e madh e prujke rrallë aty, veç ata dy të vegjlit, e kam shku në shkollë e kam pa, rregullisht.

Pyetje: Qysh është sjellja e djali i madh me juve?

“Shumë mirë, shumë mirë. Sa herë jam shku më ka përqafë, më ka dashtë. A në social tjetër. Në social kur ka qenë ai aty, ka qenë gjendje tjetër. Nuk kanë guxu as me më këqyr, të shtimet e tij, që e kanë dëgju, Nuk kanë guxu, më kanë sha”, thotë Majlinda Lecaj.

Drejtoresha e shkollës “Shkëndijat”, Minire Berisha, ka thënë për “Betimi për Drejtësi”, se nëna vjen në vizitë për t’i takuar fëmijët e saj, pa penguar procesin mësimor.

Ajo ka treguar momentin kur Majlida ishte takuar me fëmijët e saj.

“…momentin kur theva çdo rregull, i ftova fëmijët jashtë klasës, i mora për dore fëmijët, unë qëndrova me ta, filloi me qajtë me za fëmijtë, kenë ata që m’u larguan prej dorës edhe shkuan e përqafën nanën e tyre. Disa sekuenca qitu sa që krejt stafi i kemi qajtë barabartë me të”, ka treguar drejtoresha e shkollës.

“Dhe kemi thonë: Zojë, të lutna, kam thy çdo rregull, të lutem, edhe asni za nuk e ka bo i ka përqafë ka uru jashtëzakonisht shumë edhe ka dalë duke qajtë prej institucionit”, ka treguar tutje ajo.

Drejtoresha Berisha ka treguar se Majlinda asnjëherë s’ka bërë ndonjë sjellje jo të mirë gjatë vizitës që iu ka bërë fëmijëve të saj.

“Asnjëherë të vetme ajo nëna nuk ka bo ndonjë sjellje jo të mirë, ose me u mundu me dhunë me insistu me dhunë m’i pa fëmijët ose jo. Baba, baba pak më shumë, për shembull, jo s’po dojnë, s’po don me ardhë fëmija jo prezencën e fëmijëve nuk e dojnë kta nanën e vetë, se nëna e vetë i ka rre, nana e vetë kështu në atë pjesë na nuk jem kompetent dhe nuk e dimë, për shembull, kështu nuk kemi pa ndoni ndoni sekuencë çka lëmë për të dëshiru Fëmijët normalisht që janë viktimë, fëmijt janë për me të ardhë shumë gjynah prej tyre, sidomos kjo vajza në klasën e pestë kjo vërehet që ka ni përjetim të mbrendshëm emocional jo të mire”, tregon Minire Berisha, Drejtoreshë e Shkollës “Shkëndijat” në Hajvali.

Por, sipas evidencave të mësimdhënësve të fëmijëve, ata nuk janë të rregullt në vijueshmërinë e mësimit.

“Suksesi, nuk mund të flasë për suksesin sepse nuk e di, por vijueshmëria e fëmijëve len shumë për t’u dëshiruar sepse kjo në klasën e pestë, edhe sipas statistikave, kta dy që jon ma të vegjël këta nuk janë duke vijuar procesin mësimor normalisht, domethënë ka raste dy-tre dy ditë vijnë, tre ditë nuk vijnë, tre ditë vijnë, dy ditë nuk vijnë edhe kur njoftojnë mësueset e fëmijëve jo janë të sëmurë, jo domethënë ka përgjigje të shumta nuk po dojnë me ardhë në shkollë sipas babait, jo s’po dojmë me ardhë në shkollë, jo janë të smut jo po frikësohem që po i vjen nana, jo domethënë janë fjalë të ndryshme, gjë që ne nuk nuk e dimë ku qëndron e vërteta”, tregon drejtoresha Berisha.

Drejtoresha thotë se në këtë situatë nuk mund të aplikojnë as mekanizmat që zakonisht i aplikojnë tek fëmijët për të mos e braktisur mësimin.

“Po mekanizmat janë, sepse në qoftë se po janë disa procedura ligjore brenda për brenda institucionit që merren, por kur fëmija mungon dy ditë tre ditë vije ose tre ditë viji nuk mungon kohë të gjatë. Kur kemi mungesë kohë të gjatë, atëherë është ekipa për parandalim dhe braktisje, për shembull që iniciojnë procedurat menjëherë por ky me dy ditë, me tre ditë me ndërprerje, edhe e kemi marrë, e kemi ftu prindin, i kom thon msuses që ma thirrni prindin edhe i kom thonë që shkolla fillore edhe shkolla fillore e mesme e ulet janë obligative, je i obliguar që ti mi bind fëmijët e tu, sepse kta janë të mitur, kta janë minorenë juve ju përket, juve ju bie barra edhe përgjegjësia, me vetëdije të plotë, mos ju mohoni të drejtën e shkollimit sepse është obligative. Vazhdon njo dy tre javë ditë me qenë të rregullt”, thotë drejtoresha e shkollës, Minire Berisha.

I pyetur se përse nuk i dërgon fëmijët me rregull në shkollë, Blerim Gashi ka dhënë arsye të ndryshme, ndër to edhe vizitat e nënës në shkollë.“Janë kanë smutë. Vet mësuesja më ka thënë hajde mere cikën se me koll.

Pyetje: Kujdestarja na ka tregu që ka mungesa të paarsyeshme.

Çka tash me i çu në Gjermani, a?

Pyetje: Nuk e vijojnë mësimin me rregull, pse?

Po, jo po janë kanë smut edhe shpesh nuk janë shku se ajo ka shku në shkollë ju ka bë presion fëmijëve.

Pyetje: E qysh e kanë ditë fëmijët që po vjen në shkollë, kur ata nuk kanë kontakt me nënën?

Po nuk o shku ma djali. 10 herë ka thënë në polici nalne se nuk shkoj.

Pyetje: Po qysh e dinë që ajo shkon, kur nuk kanë kontakt?

Po e dinë që shkon 1, 2 herë në javë edhe nuk shkojnë tani. Apet i çojsha e ju thojsha nuk vjen ma shkoni. Se shkon qaty qet fall te shkolla”, thotë Blerim Gashi, babai I fëmijëve.

Për këtë drejtoresha e shkollës, e cila ka folur para kamere edhe në emër të kujdestarëve e mësuesve të fëmijëve, thotë diçka tjetër.

“Aq sa kemi pa brenda përbrenda institucionit, sipas mësueseve e informatave mësueseve dhe informatat që unë i posedoj i kam janë këtu, nana vjen herë pas here, domethonë respekton çdo rregull të institucionit të vizitave karshi fmive të saj, baba konsultohet me mësueset, normal janë në përkujdesjen e babës. Unë konsideroj që baba me ditë që qat ditë vjen nana me vizitu, nuk i lejon ma ardhë në shkoll hiq. Domethënë se gjithmonë gjithherë e ka sloganin që fëmijët nuk e dojnë, fëmijët s’po dojnë me pa, atë gjë që, unë e kam vërejtë të kundërtën”, tregon Berisha.

Sipas raporteve të Qendrës për Punë Sociale në Augsburg të Gjermanisë, Shkollave dhe qëndrimeve ditore atje, raporte këto të cilat i ka kërkuar Qendra për Punë Sociale në Kosovë, thuhet se fëmijët ishin të përditshëm në vijueshmërinë e mësimit, të rregullt, të pastër dhe çdo herë në pushimin e drekës, e kishin me vete shujtën e ushqimit.

Nuk kanë vërejtur ndonjë parregullsi as në raport me fëmijët e as me nënën, për të cilën kanë deklaruar se kanë pasur raport shumë të mirë.