Një rrahje mes familjarëve ishte raportuar më 19 maj të këtij viti në Shtime. Si pasojë e kësaj rrahje, tre nga ta kishin përfunduar në spital për tretman mjekësor. Njëri nga ta ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku thuhet se viktima ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas policisë, pas vdekjes është arrestuar djali i viktimës dhe është dërguar në mbajtje.