Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Rikthehen ndihmat në Gaza, riaktivizohet struktura amerikane për rrugën detare

Rikthehen ndihmat në Gaza, riaktivizohet struktura amerikane për rrugën detare

Ndihmat humanitare që hyjnë në Gaza në rrugë detare, përmes një skele të ndërtuar nga Shtetet e Bashkuara do të rifillojnë të lëvizin në ditët e ardhshme.

Lajmin e kanë bërë të ditur të shtunën burime ushtarake izraelite, pasi riparimet e strukturës kanë përfunduar.

“Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë nisur garantimin e sigurisë në zonën bregdetare përreth strukturës amerikane, riaktivizimi i së cilës në funksion të shpërndarjes së ndihmave humanitare për banorët e Gazës do të fillojë në ditët në vazhdim”, thuhet në një komunikatë.

Komanda Qendrore amerikane deklaroi të premten se kishte rivendosur skelën e përkohshme të ankoruar në brigjet e Gazës, që ishte hequr pasi objekti ishte dëmtuar kur kishin kaluar vetëm dy javë nga nisja e përdorimit.

Ndihmat synojnë të lehtësojnë katastrofën humanitare në Gaza, që është shumëfishuar në 8 muaj, që kur Izraeli nisi ofensivën si reagim ndaj sulmit të Hamasit më 7 tetor, që vrau 1.200 persona në Izrael.

/Euronews Albania/