Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Bayern Munchen ende mendon për Joao Palhinhan, synon ta transferojë gjatë verës

Bayern Munchen ende mendon për Joao Palhinhan, synon ta transferojë gjatë verës

Bayern Munchen ende është i interesuar për shërbimet e mesfushorit portugez, Joao Palhinha.

“Sky Sports Germany” raporton se klubi bavarez, me në krye tashmë trajnerin e ri, Vincent Kompany janë të gatshëm ta sjellin në Bavari mesfushorin Palhinha.

28-vjeçari ishte afër t’i bashkohet Bayernit verën e kaluar në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Edhe pse i kaloi testet mjekësore në Mynih, transferimi dështoi sepse klubi anglez, Fulham nuk arriti të gjejë një zëvendësim.

Bayerni ka vendosur të paguajë 38 milionë funte për shërbimet e portugezit, i cili do të jetë pjesë e Portugalisë në “EURO 2024”.

Palhinha i ishte bashkuar Fulhamit në vitin 2022 nga skuadra e Sportingut të Lisbonës për shifrën e 22 milionë eurove.

Gjatë sezonit që lamë pas, Palhinha kishte 39 paraqitje në të gjitha garat, ku shënoi 4 gola e dhuroi një asistim.