Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vdes si pasojë e rrëzimit të aeroplanit astronauti Bill Anders, autori i fotografisë më ikonike të Tokës!

Vdes si pasojë e rrëzimit të aeroplanit astronauti Bill Anders, autori i fotografisë më ikonike të Tokës!

Astronauti amerikan i misionit Apollo 8, Bill Anders, i cili ka shkrepur një prej fotografive më të shpërndara të Tokës nga Hapësira, ka vdekur si pasojë e rrëzimit të një aeroplani, në moshën 90-vjeçare.

Zyrtarët kanë thënë se aeroplani i vogël është rrëzuar në detin jashtë Uashingtonit.
Djali i Andersit, Gregu, e ka konfirmuar gjetjen e trupit të babait të tij.“Familja është e pikëlluar.

Ai ka qenë pilot fantastik. Do të na mungojë”, është thënë në deklaratën e familjes.
Anders – pilot në misionin Apollo 8 për të arritur në Hënë – e ka shkrepur një fotografike ikonike të planetit Tokë, e cila njihet si një prej pamjeve më inspiruese të Tokës prej Hapësirës.

Fotografia është bërë në periudhën e Krishtlindjes, më 1968.