Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Neuer do të jetë portieri titullar te Gjermania në Evropian, e konfirmon Nagelsmann

Neuer do të jetë portieri titullar te Gjermania në Evropian, e konfirmon Nagelsmann

Manuel Neuer do të jetë portieri titullar te Kombëtarja e Gjermanisë në Kampionatin Evropian.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i gjermanëve, Julian Nagelsmann.
“Nuk do të diskutoj për rolin e portierit, Manuel Neuer është dhe do të jetë titullar”, u shpreh Nagelsmann.

“Nuk do të lejoj të lindë asnjë diskutim, edhe nëse të gjithë përpiqen të fillojnë një të tillë”.
Gjermania është në grup me Zvicrën, Hungarinë dhe Skocinë.