Real Madridi i ka nisur me ‘vrull’ përgatitjet për sezonin e ri.
Pas një përmbyllje të suksesshme të sezonit të kaluar, si dhe zyrtarizimit të Mbappes si lojtari më i ri i “Los Blancos”, këta të fundit po i shqyrtojnë edhe vazhdimet e kontratave me lojtarët kyç të skuadrës.
Ndër ta janë edhe dy kapitenët e skuadrës, Nacho Fernandez dhe Luka Modric.
Kroati 38-vjeçar tashmë veçse ka nënshkruar kontratën e re për një vit.
Për të njëjtën, Nachos, i është dhënë një “ultimatum” nga Real Madridi.
Para pak kohësh, dukej se qendërmbrojtësi veteran ishte afër të mbyllte lidhjen e tij 23-vjeçare me klubin, për t’u si lojtar i lirë në fund të sezonit.
Si i pavendosur, pasi kaloi një kohë e shkurtër, 34-vjeçari u tregua i gatshëm të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me klubin, por situata ende mbetet e pazgjidhur.
Disa ekipe nga MLS i Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë pas tij, derisa Nacho nuk është i interesuar për një kalim në Arabinë Saudite.
Real Madridi dhe Carlo Ancelotti kanë shprehur dëshirën e tyre që të mbajnë Nachon, por spanjolli ende nuk ka vendosur.
Sipas “Marca”, Nacho dhe kampi i tij janë në bisedime me klubin për disa javë me radhë, dhe atij i është thënë të vendosë deri në datën 30 qershor, atë ditë edhe kur i skadon kontrata aktuale.
Nacho ishte një nga faktorët kyç të Real Madridit gjatë këtij sezoni, duke dalur në skenë pas lëndimeve të rënda të Eder Militao dhe David Alaba.