Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Kryeministrja e Danimarkës sulmohet në qendër të Kopenhagës

Kryeministrja e Danimarkës sulmohet në qendër të Kopenhagës

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen është sulmuar në qendër të Kopenhagës.

Frederiksen ishte në shok pasi u godit nga dikush, tha agjencia daneze e lajmeve Ritzau, duke cituar policinë dhe zyrën e kryeministrit.

Është e paqartë nëse kryeministri ka mbetur i plagosur nga sulmi, ndërsa një person është arrestuar.