Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ministri Maqedonci: S’ka përfunduar rreziku, Serbia është ende kërcënim për Kosovën

Ministri Maqedonci: S’ka përfunduar rreziku, Serbia është ende kërcënim për Kosovën

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka paralajmëruar edhe një herë rrezikun që Kosovës I kanoset nga Serbia.

Në një intervistë në emisionin Frontal, Maqedonci ka thënë se Kosova duhet të përgatitet për t’u ballafaquar me rrezikun që vjen nga Serbia.

“Përderisa ekziston vullneti politik në Serbi që Kosovën ta sheh si pjesë të saj nuk përjashtohet asgjë dhe derisa mungon vullneti i institucioneve, në vecanti lidershipi politik në Serbi për të nënshkruar në tërsi marrëveshjen dhe për t’u qasur dialoagu me seriozitet, besoj se ky rrezik nuk ka kaluar. Prandaj ne duhet si vend të përgatitemi jo vetem të ballafaqohemi me ketë rrezik por me të gjitha rreziqet që mund të cënojnë integritetin teritorialk dhe rendin kushtetues”, ka thënë Maqedonci.

Për cdo gjë Kosova, sic ka thënë Maqedonci, është e gatshmne për t’u përballur. “Ushtria jonë është e gatshme për t’u përballur me cdo rrezik dhe kërcënim që I bëhet territorit të vendit tonë”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Powered by WordPress