Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Zvicra publikon listën finale për “EURO 2024”, tre shqiptarë pjesë e saj

Zvicra publikon listën finale për “EURO 2024”, tre shqiptarë pjesë e saj

Kombëtarja e Zvicrës e drejtuar nga trajneri Murat Yakin, ka publikuar të premten listën zyrtare për Kampionatin Evropian.

Helvetikët do të kenë punë me Skocinë, Gjermaninë dhe Hungarinë në grup.

Andi Zeqiri është lojtari i fundit që largohet nga kampi zviceran.

Sulmuesi 24-vjeçar nga klubi belg KRC Genk do të jetë në gatishmëri nëse një lojtar nuk është i disponueshëm.

Yakin ka folur në lidhje vendimin.

“Andi na e bëri të vështirë vendimin. Së fundmi ai ka performuar shumë mirë. Ditët stërvitore në parakamp treguan se konkurrenca është shumë e fortë edhe në ofensivë, për këtë arsye iu dha përparësi lojtarëve të tjerë”.

Kombëtarja e Zvicrës tashmë do të udhëtojë drejt Gjermanisë me tre portierë, shtatë mbrojtës dhe 16 lojtarë të mesfushës dhe sulmit.

Image

Powered by WordPress