Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ngritet aktakuzë ndaj një serbi të dyshuar për krime lufte

Ngritet aktakuzë ndaj një serbi të dyshuar për krime lufte

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet M.P., i nacionalitetit serb, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë nga kjo prokurori, vepra është e sanksionuar me ligjin penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

I pandehuri akuzohet se rreth datës 1 shtator 1998, në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla” në Prizren, ka marrë pjesë në vrasjen e viktimave, Reshat Daçaj, Binak Daçaj e Fatmir Bojaxhiu.

I pandehuri është nën masën e paraburgimit. Çështja i ka kaluar Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.