Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Vrasja në Dhërmi, Rrumbullaku: Po kryhen procedurat për ekstradimin e autorit nga Greqia

Vrasja në Dhërmi, Rrumbullaku: Po kryhen procedurat për ekstradimin e autorit nga Greqia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Muhamet Rrumbullaku, u shpreh se po kryhen procedurat për ekstradimin e shpejtë nga Greqia të Gerald Shehut, autorit të vrasjes së Eraldo Nevruzit në Dhërmi.

Rrumbullaku theksoi se policia ka dokumentuar me fakte dhe prova vrasjen.

“Më lejoni të falenderoj strukturat e Policisë së Shtetit, të angazhuara për dokumentimin, zbardhjen e vrasjes së ndodhur në Dhërmi. Në këtë aspekt, kemi pasur një koordinim shumë të mirë, edhe falë bashkëpunimit të mirë që kemi me partnerët grekë. Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të personit. Kemi dokumentuar me prova ligjore dhe shkencore gjithçka që ka të bëjë me ato mekanizma. Po shkojmë drejt finalizimit”, theksoi Rrumbullaku, shkruan A2Cnn.

Themes by WordPress