Presidentja Vjosa Osmani në vizitën e saj në komunën e Drenasit, ka komentuar dhe ngjarjet politike në vend, raporton TV Arbëria.
TV Arbëria e ka pyetur presidenten rreth idesë së Kurtit se draft statusi i Asociacionit të dërgohet në Komisionin e Venecias, e cila thotë se objektivavt e politikës së jashtme përcaktohen nga kreu i shtetit.
“Të shoh si prezantohet. Përcaktimi i objektivave të jashtme bëhet nga kreu i shtetit, pra kurdo që prezantohet një ide e tille do ta shqyrtoj. Por mendoj që është më rëndësi që çdo propozim të analizohet në kontekst të interesave të Kosovës në qoftë se e vlerësoj e që e ndihmojnë Republike e Kosovës nuk ka arsye të mos e përkrahim”, tha Osmani.
Osmani gjithashtu ka komentuar dhe çështjen e shpronësimit në veri të vendit.
“Çështja e shpronësimeve çdo qytetar i Republikës së Kosovës pavarësisht etnisë duhet të analizohet vetëm në kontekst të përputhshmërisë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Çështja e shpronësimeve ka rregulla të caktuara dhe këto rregulla jo vetëm që përcaktohen me ligje tona por edhe me standardet evropiane të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për aq sa respektohen këto standarde është nhë test pesë hapësh i i paraparë nga vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut përderisa respektohet ky standard dhe pesë hapat janë aplikuar kjo tregon se është zbatuar edhe ligji ynë edhe kërkesat tona Kushtetuese edhe standardet evropiane të drejtave të njeriut dhe shpronesimet vazhdojnë në përputhje me ligjin pa asnjë tendencë për diskriminim të askujt. Dje institucionet e Kosovës e kanë dhënë shpjegimin e duhur së si është bërë khi procedurë e cila është edhe në interes nacional për shkak të sigurisë së Kosovës”, tha Osmani.
Këto deklarata të Osmanit vijnë pas akuzave të ashpërta ndaj pushtetit lidhur me letrën e dërguar në KiE.
Këto komente, Osmani i bëri gjatë vizitës në komunën e Drenasit, ku qëndroi për vizitë. /TV Arbëria