Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Pamjet nga vendi ku u gjet trupi i recepsionistit/ Zbardhet dëshmia e punonjësve: Geraldi na bërtiti

Pamjet nga vendi ku u gjet trupi i recepsionistit/ Zbardhet dëshmia e punonjësve: Geraldi na bërtiti

Detaje të reja bëhen me dije nga ngjarja e rëndë në Dhërmi, ku mbeti i vrarë 31-vjeçari Eraldo Nevruzi..

Trupi i tij i pajetë u gjet ditën e sotme pas kërkimeve të shumta në përroin e Gjipesë mes Vunoit dhe Dhërmiut.

Janë publikuar edhe pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetës.

Ndërkohë, veç pronarit të hotelit, Geraldo Shehu, policia arrestoi dhe dy punonjësit, Daniel Qose dhe David Larti.

Ata kanë treguar se Geraldo Shehu e ka vrarë Eraldo Nevruzin te shkallët e hotelit, pas një konflikti me njëri-tjetrin.

“Na ka bërtitur me tone të larta për të marrë qeset dhe e kemi futur trupin në bagazh, por më pas nuk dimë gjë”, janë shprehur dy punonjësit.

Eraldo Nevruzi u vra mesnatën e të mërkurës në Dhërmi, rreth orës 00:30.

Ai ishte vetëm një javë që kishte nisur punën në hotelin ‘Greccia’ në Dhërmi, ku Geraldo Shehu ishte një prej bashkëpronarëve, së bashku me vjehrrin e tij.

Themes by WordPress