Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Alarmante: 8 raste të dhunës në familje vetëm për 24 orë në Kosovë

Alarmante: 8 raste të dhunës në familje vetëm për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të dhunës në familje në vetëm 24 orë, shkruan Arbëria TV.

Rastet kanë ndodhur në Lipjan, Obiliq, Rahovec, dy raste në Pejë dhe dy në Prishtinë.

Ndërkaq, në tre nga rastet viktimat kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

Njfotimi i plotë i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE

  • Lipjan / 06.06.2024 – 08:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Prishtinë / 06.06.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Prishtinë 06.06.2024-09:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një konflikti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë, për të cilat i dyshuari kishte leje për armëmbajtje. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
  • Obiliq 06.06.2024-22:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
  •  Pejë 06.06.2024-17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

    ·Pejë 06.06.2024-17:21. Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, në gjendje të dehur i ka goditur dyert e shtëpisë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

    ·Deçan 06.06.2024-20:30. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar ta godasë me një mjet të mprehtë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

  • Rahovec / 05.06.2024 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Powered by WordPress