Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Teknologji > Punëtorët e Samsung në Korenë e Jugut hyjnë në grevë për herë të parë

Punëtorët e Samsung në Korenë e Jugut hyjnë në grevë për herë të parë

Një sindikatë e punëtorëve që përfaqëson dhjetëra mijëra punëtorë në Samsung Electronics në Korenë e Jugut doli në grevë të premten, duke shënuar daljen e parë të tillë në historinë 55-vjeçare të gjigantit të smartfonëve dhe prodhimit të çipave

Anëtarët e sindikatës në Samsung Electronics u mblodhën jashtë ndërtesës së kompanisë në Seul më 7 qershor 2024, derisa punëtorët organizuan grevën e tyre të parë ndonjëherë, AFP.

Punëtorët e një ndër kompanive më të mëdha teknologjike në botë, Samsung Electronics në Korenë e Jugut, kanë filluar grevën e tyre të parë të ndonjëherë të premten.

Negociatat për pagat e punëtorëve kanë qenë në vazhdim me sindikatat që nga janari, por nuk ka pasur përparim në arritjen e një marrëveshjeje.

“Greva e parë në Samsung Electronics po ndodh sot, me punëtorë që marrin pushime, dhe duket që shumë prej tyre janë të përfshirë”, ka thënë Son Woo-mok, një drejtues i sindikatës së punëtorëve.

Megjithatë, kompania ka deklaruar se ky veprim nuk do të ndikojë në prodhim dhe operacionet e tjera të biznesit.

Samsung Electronics është një prej liderëve në prodhimin e pajisjeve të mençura, duke përfshirë telefonat celularë, dhe një ndër pak prodhuesit e çipeve teknologjike që përdoren për funksione të ndryshme.

Rreth 10 punëtorë u paraqitën para zyrave të Samsung në Seul të premten, duke shprehur shqetësimet e tyre për pagën.

Disa prej tyre bërtitën: “Respektoni punën tonë. Ne nuk kërkojmë një rritje prej 6.5% ose një bonus prej 200%”.

Samsung Electronics është pjesë e konglomeratit Samsung Group, i cili është një faktor kyç në ekonominë e Koreës së Jugut, një nga ekonomitë më të mëdha në Azinë.

Powered by WordPress