Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > Vrasja e recepsionistit në Dhërmi/ Arrestohen dy punonjësit e hotelit

Vrasja e recepsionistit në Dhërmi/ Arrestohen dy punonjësit e hotelit

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Dhërmi, ku 31-vjeҫari Eraldo Nevruzi, i cili ishte recepsionist në një hotel, është vrarë nga bashkëpronari i hotelit, Gerald Shehu.

Sipas informacioneve policore, autori është ndihmuar nga dy punonjës të hotelit për të fshehur ngjarjen dhe trupin e viktimës, që ende nuk është gjetur.

Dy punonjësit, e identifikuar si Daniel Qose dhe David Larti janë arrestuar, ndërsa nga këqyrja e banesës ku qëndronte autori, në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.

Themes by WordPress