Këngëtari kosovar, Blero, ka qenë mbrëmë pjesë e panelit në emisionin “Zanat” në T7.
Pas diskutimeve, nuk mungoi edhe një pyetje që përfshin jetën e tij personale. Në fund të emisionit, ai u pyet se pse nuk u transmetua podcast’i i shumëpërfolur që ka realizuar me ish-bashkëshorten e tij, Afrona Dika.
Ai i është përgjigjur kësaj pyetje me humor, duke thënë se montazheri ka qenë i sëmurë.