Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Shfaqet gripi i ri i shpendëve, mjekët ngrenë alarmin

Shfaqet gripi i ri i shpendëve, mjekët ngrenë alarmin

Një burrë në Meksikë kishte vdekur nga një lloj krejtësisht i ri i gripit të shpendëve.

Mjekët në mbarë botën janë të alarmuar, pasi deri më tani nuk dihet asgjë për këtë virus.

Gripi i shpendëve është një formë infektive e virusit që përhapet te shpendët dhe në raste të rralla mund të prekë edhe njerëzit

Një zëdhënës i OBSH-së tha: “Ky është rasti i parë i infeksionit të konfirmuar laboratorikisht me një virus influenca A(H5N2) tek njerëzit. Rasti kishte disa gjendje të tjera shëndetësore dhe hetimi nga autoritetet shëndetësore në Meksikë është duke vazhduar për të përcaktuar burimin e mundshëm të ekspozimit ndaj virusit.”

Ky zhvillim është një alarm për autoritetet shëndetësore, duke nënvizuar rëndësinë e monitorimit të ngushtë të rasteve të reja të gripit të shpendëve dhe përpjekjeve për të parandaluar përhapjen e tij tek njerëzit.