Ajo e përshkruan viktimën 31-vjeçarin si djalë të lëvizshëm, ndërsa tregon se kishte vetëm pesë ditë që kishte filluar punë, po ashtu si recepsionist.

Ndërsa për të dyshuarin si vrasës së tij, Gerald Shehun, thotë që nuk e njeh shumë dhe se të dy nuk kanë pasur konflikte të mëparshme.

Kur ka filluar të punojë Eraldo këtu?

Recepsionistja: Nuk ka shumë kohë, diku te pesë ditë

Si e njeh Eraldon?

Recepsionistja: Ishte tip i lëvizur, nuk më është dukur djalë i rregullt

Po Geraldin, dhëndrin e pronarit e njihje?

Recepsionistja: Nuk kam biseduar shumë me atë, më shumë me pronaren se ai ka pasur pjesën e restorantit

Kur e le turnin dhe kush të ndërroi?

Recepsionistja: E lash në orën 22:30 më ndërroi Eraldo. Kisha për ta lënë në 20:00, por erdhi më herët

Ju flini këtu, keni dëgjuar gjë pas orës 11?

Recepsionistja: Jo, isha në dhomë dhe nuk kam dëgjuar asgjë, mami ishte duke fjetur unë po rrija në celular.

Çfarë kishit parë nga ata të dy, kishit parë konflikte?

Recepsionistja: Kjo është ajo që na çudit sepse nuk kishin asnjë lloj kontakti ndryshe nga të tjerët

Kur e morët vesh ngjarjen?

Recepsionistja Ngjarjen e mora vesh në orën 09:00, kur erdhi mami te dhoma.

Ku kishte ndodhur ngjarja?

Recepsionistja: Mesa thonë këta te pjesa e parkingut mbrapa, të pjesa e stafit

Policia ju mori në pyetje?

Recepsionistja: Dhamë aq informacion sa kishim. Eraldo erdhi këtu dhe kërkoi punë si një i panjohur, si djalë i ri

Nga vinte?

Recepsionistja: Jo nuk tha gjë, erdhi këtu dhe tha që po kërkoj punë për barist, këta i thanë që do presësh, por po ashtu hajde puno në recepsion.

Geraldin e njihje?

Recepsionistja: Jo, është hera e parë që punoj këtu, nuk kam asnjë ankesë për pjesën e sigurisë.