Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Hetuesit policor i bien në gjurmë katër personave të dyshuar për “lëndim të rëndë trupor”

Hetuesit policor i bien në gjurmë katër personave të dyshuar për “lëndim të rëndë trupor”

Nga hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë, janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor, që kanë ndodhur me datën  02.06.2024, në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.

Policia informon se puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritë që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personave të dyshuar.

“Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njërit prej personave të dyshuar i është iniciuar edhe një rast i armëmbajtjes pa leje, pasi të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri.

Powered by WordPress