Mishi i pulës është ndër më të mirët,si për nga shija ashtu edhe për vlerat që ofron. Nëse ju pëlqejnë gatime me shije, lëng dhe aromë edhe recetën e sotme do ta adhuroni sapo ta provoni.
Përbërësit
1 pulë mesatare
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 thelpinj hudhër
1 qepë mesatare
2 lugë gjelle uthull molle
gjysme lugë gjelle rigon i grirë
125 ml lëng pule
1 gjethe dafine
150 gr ullinj pa bërthamë
1 tufë majdanoz
kripë
piper i zi
Përgatitja
Fillimisht të zieni pulën për 10 minuta dhe të ruani lëngun e saj.
Më pas në një tigan në zjarr mesatar, shtoni vajin e ullirit, bashkë me qepën dhe hudhrën e grirë.
Lërini të skuqen për rreth 1 minutë dhe më pas shtoni pjesët e pulës të prera sipas dëshirës tuaj.
Është e rëndësishme që pulën ta ndani në copa më të vogla në mënyrë që të skuqet e gjitha në tigan.
Skuqeni me kujdes, derisa të gjitha anët e saj të kenë marrë ngjyrë të kaftë e më pas shtoni uthullën e mollës.
Sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak verë të bardhë, rigonin, gjethen e dafinës dhe lëngun e mishit që ju teproi nga pula.
Vendosni një kapak mbi tiganin tuaj dhe lëreni pulën të ziejë tek lëngu për 20-30 minuta.
Derisa të shikoni që lëngu është përthithur i gjithi.
Në fund shtoni ullinjtë kokërr ose të coptuar, lërini të ziejë edhe për disa minuta me pulën para se ta hiqni nga zjarri.
Kur të jetë gati spërkateni me kripë, piper të zi, majdanoz të freskët dhe shërbejeni të ngrohtë