Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Veç një miqësore, pak për Kosovën

Veç një miqësore, pak për Kosovën

Përderisa kombëtaret tjera po bëhen gati për miqësoret e dyta, lojtarët e Kombëtares së Kosovës kanë filluar të shpërndahen dhe t’i nisin pushimet.

Kjo për faktin se Federata e Futbollit e Kosovës e ka aranzhuar vetëm një miqësore në qershor, ndonëse Kosova është bërë rishtazi me trajner të ri dhe ka nevojë ta njoh sa më mirë skuadrën dhe lojtarët.

Madje, kishte qenë vet përzgjedhësi Franco Foda, që në konferencë për shtyp ak ditë më parë kishte thënë se ideale do të kishte qenë nëse do t’i kishin dy ndeshje miqësore.

Rreth kësaj teme u diskutua edhe në emisionin sportiv “Favorit” në T7 në fundjavë, ku panelistët shfaqën shqetësimin e tyre dhe ndanë kritika që është aranzhuar vetëm një miqësore.

Madje, sipas Ismet Munishit, dy miqësore as nuk është dashur të diskutohen, por e dobishme do të kishte qenë edhe po të ishin tri miqësore.

50 nga 55 kombëtaret që janë nën ombrellën e UEFA-s i zhvillojnë nga dy ndeshje miqësore këtë fillimqershor.

Kosova, së bashku me Letoninë, Lituaninë, Ishujt Faroe dhe Rusinë janë kombëtaret e vetme që e kanë vetëm një ndeshje miqësore në qershor.