Një përleshje ka ndodhur sot në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc.
Njëri nga të burgosurit është sulmuar fizikisht nga një i burgosur tjetër.
Gazeta Online Reporteri.net nga burimet e veta merr vesh se i burgosuri që është sulmuar, është Urim Hyseni, i dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e nënës së tij.
Rastin e rrahjes e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Në Burgun e Sigurisë së Lartë një i burgosur është sulmuar fizikisht nga një i burgosur tjetër. I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit korrektues, të cilët kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe kanë vënë situatën nën kontroll. Lidhur me rastin është iniciuar procedurë disiplinore dhe është themeluar komision i veçantë për të hetuar se si ka ardhur deri te sulmi fizik, ndërsa për rastin në fjalë janë njoftuar organet përgjegjëse”, ka thënë zëdhënësi i Shërbimit Korrektues, Florent Gashi.
Hyseni është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e nënës së tij. Ngjarja tragjike ndodhi më 14 prill 2023, në Pejë.
Ai e kishe vrarë nënën e tij në mënyrë mizore duke ia prerë kokë.
Po ashtu i njëjti i kishte sulmuar me thikë edhe babain edhe hallën e tij.