Abdixhiku nga Stublla: Për Rugovën kultura ishte arma më fuqishme për t’ia ndalë hovin së keqes

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë mëngjes shkoi në...

Haziri: Lidhja Demokratike e Kosovës do jetë fituese, ne hymë në garë vetëm për fitore nuk kemi opsion të dytë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë...

Quni në emër të LDK-së, bën homazhe në nder të jetës dhe veprës së Ahmet Krasniqit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Moment historik: Starship i Elon Musk u ul me sukses në Tokë pas një fluturimi në hapësirë

Extra AL PVC

Raketa gjigante, Starship e SpaceX i mbijetoi rihyrjes në atmosferën e Tokës të enjten dhe u ul me sukses në Oqeanin Indian – siç ishte planifikuar gjatë misionit të katërt testues pas nisjes nga jugu i Teksasit.

Anija kozmike me dy faza, e cila përbëhet nga një anije kozmike Starship e montuar në majë të një përforcuesi të gjatë të raketës “Super Heavy”, u shpërbë gjatë përpjekjes së saj të fundit në muajin mars, kur u përpoq t’i mbijetonte rihyrjes në atmosferën e Tokës

Megjithatë, anija kozmike i mbijetoi rihyrjes së saj të enjten, tregoi transmetimi i drejtpërdrejtë i SpaceX.

“Me gjithë humbjen e shumë pllakave dhe dëmtimin e krahut, Starship arriti të zbarkonte i sigurt në oqean!”, njoftoi CEO i SpaceX, Elon Musk në rrjetet sociale pas uljes.

Raketa më e madhe dhe më e fuqishme në botë – 121 metra e gjatë – ishte bosh ndërsa fluturoi mbi Gjirin e Meksikës dhe u nis drejt lindjes.

 

Anija kozmike synonte të kryente një gjysmërreth rreth planetit dhe të ulej në Oqeanin Indian, pasi hoqi fazën e parë përforcuese.

Këtë herë, SpaceX u përpoq të shmangte shpërthimet duke kontrolluar zbritjen.

Dy fluturimet testuese të vitit të kaluar përfunduan me shpërthime menjëherë pas ngritjes nga maja jugore e Teksasit pranë kufirit me Meksikën.

Kujtojmë se fluturimi i parë shkatërroi platformën e lëshimit në plazhin Boca Chica dhe shpërndau mbeturina mijëra metra përreth.

SpaceX përmirësoi softuerin dhe bëri disa ndryshime në raketë për të rritur shanset për sukses.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) miratoi demonstrimin e katërt të martën, duke deklaruar se të gjitha kërkesat e sigurisë ishin përmbushur. Starship është projektuar të jetë plotësisht i ripërdorshëm.

Themeluesi dhe CEO i SpaceX ka gjithashtu plane më të mëdha: Musk parashikon flota Starships që lëshojnë njerëz dhe infrastrukturën e nevojshme për të ndërtuar një qytet në Mars

spot_img

Të fundit

Abdixhiku nga Stublla: Për Rugovën kultura ishte arma më fuqishme për t’ia ndalë hovin së keqes

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë mëngjes shkoi në...

Haziri: Lidhja Demokratike e Kosovës do jetë fituese, ne hymë në garë vetëm për fitore nuk kemi opsion të dytë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë...

Quni në emër të LDK-së, bën homazhe në nder të jetës dhe veprës së Ahmet Krasniqit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni në...

“Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, Rama për NYT: Një shtet të ri mysliman brenda Tiranës

Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, do të bëhet...

Abdixhiku nga Stublla: Për Rugovën kultura ishte arma më fuqishme për t’ia ndalë hovin së keqes

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, këtë mëngjes shkoi në Stubëll kur mori pjesë në manifestimin ‘Takimet e Dom Mikelit’. Ai tha se në këtë manifestim...

Haziri: Lidhja Demokratike e Kosovës do jetë fituese, ne hymë në garë vetëm për fitore nuk kemi opsion të dytë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se do ti fitojnë zgjedhjet e ardhshmë dhe se LDK hynë në garë vetëm për...

Quni në emër të LDK-së, bën homazhe në nder të jetës dhe veprës së Ahmet Krasniqit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni në emër të partisë bashkë me familjarë e bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në nderim të jetës...