Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Magazinë > Dikur u përfolën për lidhje dashurie, tani Dafina dhe Noizy bëjnë hapin e madh

Dikur u përfolën për lidhje dashurie, tani Dafina dhe Noizy bëjnë hapin e madh

Dafina Zeqiri dhe Noizy, pas një periudhe të gjatë pa kontakt, duket se kanë vendosur të bëjnë “paqe” me njëri-tjetrin.

Dikur artistët u përfolën se ishin të lidhur bashkë, teksa realizuan edhe këngën “A don love?” ku shfaqeshin mjaft të afërt.

Që nga ajo kohë, nuk dihet se çfarë ndodhi mes tyre, por dyshja shkëputën çdo raport.

Mirëpo tanimë hatërmbetjen i përkasin të shkuarës dhe ata do të bëhen sërish bashkë.

Dafina do të jetë e ftuar në koncertin e këtij viti të Noizyt, “Alpha show” dhe vetë reperi ka shpërndarë njoftimin në rrjete sociale.

“Dhe nëse nuk e dini, tani e dini”-ka shkruar Noizy.

Powered by WordPress