Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Norvegjia me avantazh të merituar ndaj Kosovës, mbyllet pjesa e parë

Norvegjia me avantazh të merituar ndaj Kosovës, mbyllet pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Norvegji – Kosovë.

Norvegjia ka shkuar në pushim me avantazhin minimal 1-0, me golin që u realizua nga sulmuesi Erling Haaland.

Haaland realizoi me kokë – pas asistimit të Martin Odegaard.
Kosova rastin më të mirë e kishte me Albion Rrahmanin, i cili krejt në fundin e pjesës së parë goditi me kokë, por nuk ia qëlloi portës.

Kujtojmë se Valon Berisha dhe Zymer Bytyqi u larguan nga loja në pjesën e parë – për shkak të lëndimeve, kurse në vendin e tyre u inkuadruan Albion Rrahmani e Bernard Berisha.